Tashmë Kosova ka një presidente të re, Vjosa Osmanin.
Ditën e sotme Vjosa Osmani është zgjedhur Presidentja e re e shtetit të Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Vjosa Osmani ka marrë 71 vota, kështu duke u bërë Presidentja e re e Kosovës.
Dafina Zeqiri ka hyrë në instagram për të uruar Vjosën me një dedikim mjaft të veçantë për të.

“Vajzat e kan vendin vetem aty ku vet e deshirojn. Çdo gje eshte e mundur dhe mund te behet realitet! Urime Vjosa Osmani, Urime Kosovë!!!”, shkroi Dafina e lumtur për fitoren e presidentes së re.