Princ Leka uron Pashkët por ka një urim edhe për Presidenten Vjosa Osmani!

Bota e Yjeve

Princ Leka uron Pashkët por ka një urim edhe për Presidenten Vjosa Osmani!

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:48
Princ Leka

Princ Leka ka bërë një urim me rastin e festës së pashkëve.

Ai uroi që të ketë vetëm ditë të bardha, duke pasur lumturi e harmoni.

Përmes postimit në Facebook, ai shkroi:

Të dashur miq, së pari kam kënaqësinë të uroj besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët, qofshin ato të bardha dhe t’u sjellin sa më shumë lumturi e harmoni në familje. Gëzuar për jetë e mot këtë ditë të madhërishme të ringjalljes !

Po ashtu nuk e la anash as urimin për Presidenten Vjosa Osmani, duke i shprehur urimet e përzemërta.

Së dyti, dëshiroj ti shpreh urimet e mia më të përzemërta Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës. I uroj suksese në detyrën e saj në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe të Kombit tonë.

Leka II”.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat