Arbenita Ismajli është një ndër modelet më të bukura, e cila tërheq gjithmonë vëmendje me tiparet që e karakterizojnë.
Së bashku me bashkëshortin e saj, Feron, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Ditën e djeshme, këngëtari ka treguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram se sa shumë ngjan bukuroshja brune me një nga modelet me famë botërore, siç është Kendall Jenner.
Ai postoi një foto të Jenner, e cila duket identike me Arbenitën.
“Për një moment mendova se ishte nusja ime”, shkroi reperi krahas postimit.
Çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë në kohën kur supermodelja ishte shtatzënë në muajin e tetë.
Ata do të mirëpresin në jetë një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende.