Skuadra Kardashian po lodhet shumë për të fshirë një foto private që tregon një anë të Khloe-s që publiku nuk e ka shansin ta shohë.
Imazhi tregon Khloe me bikini pranë një pishine, ndërsa fytyra dhe trupi i saj janë të pa photoshop-uar, siç normalisht ndodh të shohim motrat Kardashian-Jenner në Instagram, shkruan “Daily Mail”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/06/auto_021617694915.jpg)
Fotoja u përhap shpejt në internet, duke dalë në media sociale dhe në “Reddit”, por është fshirë gjithandej. “Daily Mail” ka siguruar një screenshot.
Shumë kopje të fotos u fshinë nën kërcënime ligjore nga skuadra e Kardashians, që e quajti imazhin “të bukur”, por tha se ata dëshironin që ajo të zhdukej, sepse ishte e paautorizuar.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/06/auto_031617694917.jpg)
“Fotoja u mor nga Khloe gjatë një mbledhjeje familjare private dhe u postua në mediat sociale pa leje, për shkak të një gabimi të një prej asistentëve,”- tha Tracy Romulus, shefi i marketingut për “KKW Brands”, në një deklaratë. “Khloe duket bukur, por është brenda të drejtës së autorit që të dëshirojë të hiqet një imazh që nuk synon të publikohet“.
Një përdoruese tjetër e “Reddit” pretendon se ishte pikërisht Kim Kardashian që e kontaktoi atë përmes DM në Twitter, për t’i kërkuar të hiqte fotografinë, duke e quajtur atë një “foto të vjedhur të bërë në ndriçimin më të keq”.
Një burim i dytë tha që fotografia u shkrep ndërsa Khloe, e cila është bërë shpesh objekt diskutimi për ndryshimet e vazhdueshme në fytyrën e saj, ishte duke biseduar, dhe përmban disa editime.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/06/auto_041617694919.jpg)
Sidoqoftë, editimet nuk ishin në nivelin normal për reklamat e markës së saj të veshjeve, “Good American”, që preferon të vetëquhet si “Përfaqësuese e Pranimit të Trupit”.
Në shkurt, Khloe postoi një foto të rrallë të strijave të saj nga afër, por tani po bën të pamundurën për të zhdukur një foto pa filtra e photoshop.