Të përzgjidhesh si një nga stilistët më të mirë nga Louis Vuitton, një prej shtëpive më të njohura të modës në botë, është një mundësi që vjen rrallë.
E pikërisht në mesin e 20 stilistëve të rinj të përzgjedhur nga “LVMH Prize” e që kanë mbërritur deri në gjysmëfinale, është dhe shqiptarja e talentuar, Nensi Dojaka, e cila mori menjëherë emër për një veshje te modeles së famshme Bella Hadid.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit gara do të jetë dixhitale, e këtë radhë vjen me një risi: vec votave të ekspertëve më në zë të modës, aty për herë të parë do të kenë peshën e tyre edhe votat e publikut. 20 stilistët e rinj nga vende të ndryshme të botës u përzgjodhën mes mbi 1900 aplikantëve.
Si të votoni:
Vizitoni faqen lvmhprize.com, ku do t’ju shfaqen 20 koleksionet e veshjeve; ai i Nensit, renditet në pozicionin e 12-të.
