Fjoralba Ponari është moderatorja më e re e spektaklit të humorit të “Portokalli”.
Ajo do të drejtojë këtë sezon programin krah prezantuesit dhe aktorit të njohur, Salsano Rrapit.
Dhe Fjoralba Ponari ka treguar se kush e shtyu që të merrte pjesë në audicionet për të qenë prezantuese e “Portokalli”.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, prezantuesja u shpreh se ishte kolegia e saj Argjira Spiranca, e cila insistoi që ajo të merrte pjesë dhe u paraqit në audicione ditën e fundit, tre ditë para fillimit të spektaklit.
“Insistoi Argjira Spiranca që të mos e humbisja si mundësi. Jam paraqitur ditën e fundit të audicioneve, 3 ditë para fillimit të spektaklit,”– shkroi ajo.

Ndërsa zbuloi edhe fansin e saj më të madh.
“I dashuri im më thotë gjithmonë se është fansi im më i madh”- përfundoi Fjoralba Ponari.
