Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “Sacrifice”.
Kjo është vetëm një nga këngët e albumit të saj të ri në ardhje, i cili do të publikohet i plotë brenda pak muajsh.
Rexha e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e përditshme muzikore.

Së fundmi, 31-vjeçarja ka publikuar disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri, në të cilin do të shfaqet mjaft provokuese.
Me një kostum të zi dhe të hapur te pjesa e dekoltesë, Bebe Rexha është dukur mjaft atraktive, ndërsa ka realizuar video bashkë me artisten e saj të grimit.
Ajo ka kërcyer nën rimet e versionit remiks të këngës së saj më të re “Sacrifice”, që u publikua këto ditë.
Rexha i ka të shpeshta paraqitjet e tilla provokuese në rrjetet sociale, ku pavarësisht kritikave për linjat trupore, ajo me krenari vazhdon t’i ekspozojë ato.


