Demi Rose provokoi me foto pothuajse e zhveshur.
Modelja Demi Rose së fundi ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet provokuese, teksa nuk mbante në trup pothuajse asgjë.
Bukuroshja ishte zhveshur tërësisht në pjesën e sipërme, ndërsa poshtë ishte mbështjellur vetëm me një shami, duke provokuar keq ndjekësit.
Ajo e mbuloi gjoksin duke pozuar nga prapa, kurse të pasmet ia mbuloi shamia që e kishte lidhur në trup dhe kishte lëshuar flokët në kraharor.
Edhe këtë herë, Demi mori komente të panumërta nga ana e ndjekësve të saj, të cilët janë mësuar me imazhe të tilla nga ajo.