Vetëm pak muaj më parë, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë, ku solli në jetë djalin e saj, të cilën e pagëzuan me emrin Diell, një emër me domethënie të veçantë për çiftin.
Moderatorja i është përkushtuar rritjes së të voglit, ku poston dhe foto nga përditshmëria me të e ku duket në formë mjaft të mirë.
Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja ka rrëfyer sesi e ka përjetuar periudhën pas lindjes dhe se trupi i saj kishte ndryshuar.
Pas peripecive të shumta për t’u rikthyer në formë, Arbana vendosi të fokuset tek shëndeti mendor dhe qetësia.

