E veshi Dua Lipa e të mos kthehet në trend? Këngëtarja shqiptare jo vetëm po na nderon me arritjet e saj në muzikë, por edhe është bërë frymëzim për trendet e reja të modës.
Siç është rasti i fundit me këtë fund tenisi, me pala e me kuadrata që tani po ia shohim këngëtareve e blogereve në Instagram.
Rina e kombinoi një fund të tillë me bluzë të shkurtër të bardhë e çantë rozë, duke i dhënë një pamje lozonjare.
Ndërsa blogerja Anxhelina Kotorri vendosi ta kombinojë me një triko leshi, duke u shfaqur më e ngrohtë, sidomos në këto ditë ku është e pamundur ta përcaktosh nëse është ngrohtë apo ftohtë.
