Konkurrenti nga Kosova është kthyer në “Përputhen”.
Atdhe Xharavina javën e kaluar është kthyer në “Përputhen” për një përballje me Antonelën.
Me atë rast, Antonela kërkoi nga produksioni rikthimin e tij, në mënyrë që t’ia mundësonte njohjen me Atdheun.
E gjithë kjo erdhi pas debatit që kishte me Antonelën, ku tregoi se e kishte puthur në prapaskenë, por më pastaj ata i kanë rregulluar marrëdhëniet.
Se Atdheu është rikthyer në program përfundimisht e tregoi edhe autorja e emisionit, Olsa Muhameti, me anë të një postimi në Instagram, në të cilin u shfaq krah tij.
Por, kjo nuk është e vetmja, gjatë ditës së djeshme, në rrjete sociale kanë qarkulluar fotografi nga takimi i Antonelës me Atdheun, duke lënë të kuptohet se ai është rikthyer.
Madje, edhe tek zgjedhjet e javës, Antonela e shkroi emrin e Atdheut.

