Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është ndër më të dashurat për momentin.
Puna në fushën e modelingut nuk ka të ndalur, teksa përherë merr vëmendjen e mijëra fansave.
Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë prapaskenat e fotosesionit të ri.
Duket se Oriola ka zgjedhur një vend mjaft mahnitës, ndërsa e veshur me një fustan merrte poza nga uji.
Si duket ajo e kishte pak problem që të ecte, teksa u ballafaqua me disa vështirësi gjatë përfundimit të setit fotografik.
Vlen të përmendet se modelja është duke pushtuar pistat e modës në vende të ndryshme të botës.