Beyonce dhe Jay-Z janë në lidhje që nga viti 2000. Ata tashmë e kanë dëshmuar se kanë një lidhje të fortë mes vete, pavarësisht problemeve që kanë pasur herë pas here.
Për të festuar 13 vjetorin e martesës së tyre, dy këngëtarët e famshëm kanë udhëtuar për në Las Vegas për të darkuar.
Diva 39-vjeçare e muzikës ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram për t’i mbajtur fansat më afër përjetimeve të saj dhe bashkëshortit.
Kujtojmë se Beyonce dhe Jay-Z janë shpallur nga revista “Forbes” si çifti i famshëm më i pasur në botë.
Ndërkohë, Bey këtë vit ka triumfuar në “Grammy” duke fituar gjashtë trofe, në gjashtë kategori të ndryshme dhe duke u shpallur këngëtarja femër me më së shumti çmime të fituara në historinë e “Grammy”.