Për Vesën nuk ekzistojnë stereotipe të tilla si vetëm vajzat duhet të bëjnë punë shtëpie.
Përkundrazi, këngëtarja e ka edukuar djalin e saj, Lianin ta ndihmojë me punët e shtëpisë dhe ja ku e vërteton kjo video.
Vesa e ka filmuar vogëlushin duke nxjerrë rrobat nga lavatriçja teksa e lavdëron për punën duke i thënë: “O zemra e mamit, bravo shpirt, mu rrit djali”.
Liani shfaqet duke e bërë punën plot zell dhe aspak me përtesë prandaj edhe ne ashtu si Vesa themi me plot gojën: “Lum nusja që do e marrë”.
Për më tepër: Bravo Vesa që po rrit një djalë të tillë për t’u pirë në kupë e që falë kësaj videoje do të frymëzojë edhe shumë nëna të tjera të rrisin djem me virtyte dhe me dëshirën për të punuar.
