Kanye West i është përgjigjur kërkesës për divorc të Kim Kardashian, duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre.
Reeri kërkon kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike për North, 7 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago, 3 vjeç dhe Psalm, 2 vjeç, raporton “TMZ”.
Si Kanye, 43 vjeç, ashtu edhe Kim, 40 vjeç, kanë rënë dakord të paguajnë tarifat e tyre ligjore për fëmijët.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/13/auto_kim-kardashian-311618308889.jpg)
Raportohet gjithashtu se në asnjë nga dokumentet e paraqitura në gjykatë nga ish-çifti, nuk ka një datë të saktë për ndarjen.
Kardashian ka punësuar avokaten Laura Wasser, e cila e ka ndihmuar 40-vjeçaren edhe me divorcin nga ish-bashkëshorti i dytë, Kris Humphries, e cila zgjati vetëm 72 ditë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/13/auto_kim-kardashian-kanye-west-21618308891.jpg)
Para tij, ylli ishte martuar me producentin Damon Thomas nga viti 2000 deri në 2004-ën.
Sipas “TMZ”, Kim mund ta mbajë shtëpinë në Hidden Hills në mënyrë që fëmijët të mos lëvizin nga banesa e tyre.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/13/auto_kim-kardashian-kanye-west-1_11618308892.jpg)
Kim bëri kërkesë për divorc më 19 shkurt, pasi kishin kaluar disa muaj që ajo nuk fliste me Kanye-n.
Është raportuar gjithashtu, se Kim dhe Kanye kanë vizione komplet të ndryshme nga njëri-tjetri për rritjen e fëmijëve të tyre.