Kylie mori vëmendje edhe me fotografitë e fundit.
Ylli televiziv, Kylie Jenner vazhdon ta ketë vëmendjen e miliona ndjekësve të saj, me paraqitjet atraktive ne rrjete sociale.
Së fundi, ajo ndau disa poza atraktive ku shihet e veshur në të bardha, ndërsa gjendej në avionin privat, ku tha se po udhëtonte për biznes.
“Është biznes, i dashur”, ka shkruar Kylie, e cila është pronare e “Kylie Cosmetics”, me të cilën arriti ta shumëfishojë pasurinë e saj.
Në kostumin e bardhë, Jenner dukej joshëse e në top-formë, ndërsa komentet e ndjekësve ishin të shumta.
Në njërën na fotografitë që i postoi në Instagram, Kylie fotografoi gjoksin nga afër teksa bluza që kishte veshur ishte shumë e hapur.

