Tea zbulon mesazhin që i ka dërguar babai

Bota e Yjeve

Tea zbulon mesazhin që i ka dërguar babai

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:37
Tea Trifoni

Pas pjesëmarrjes në emisionin “Për’puthen”, Tea Trifoni, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjetet sociale. Ish-konkurrentja është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram” ku herë pas here ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj provate.

Një ditë më parë, Tea nisi një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilëve u ka ngritur një pyetje: “Nëse do të jeni në një dhomë me të gjithë njerëzit që keni njohur në jetë, cilin person do të zgjidhnit?”.

Këtë bisedë virtuale e ka vijuar edhe sot, ku dikush i shkruan: “Faleminderit që më bëre të kuptoj se familja është gjëja më e rëndësishme në të gjithë jetën”.

E teksa ka publikuar përgjigjen e ndjekësit, Tea gjithashtu ka publikuar edhe një pjesë të bisedës me babanë e saj në “Whatsapp”.

“Tea nuk ju do asnjë më shumë se babi e mami”, i ka shkruar i ati duke i shprehur gjithë dashurisë.

Image
Insta
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat