Jo të gjitha kanë fatin të kenë një marrëdhënie të mirë me vjehrrën, por ky nuk është rasti i Jona Spahiut.
Teksa ishte e ftuar dje tek emisioni “ABC e Pasdites”, moderatorja u surprizua nga nëna e partnerit të saj, Frenklinit.
Ajo kishte përgatitur një video-mesazh për nusen e saj, të cilin Jona nuk e priste fare.

“Përshëndetje zemra ime! Është një kënaqësi të bësh surpriza për ty! Na bën krenarë çdo ditë. Jam shumë e lumtur që të kam pranë. Më ke dhuruar gjënë më të bukur në botë, dashurinë tënde dhe të Raidenit.
Uroj të të shikoj gjithmonë lart e më lart! Të dua shumë, je më e mira! Të puth fort, zemër!”,- ishin fjalët e “mamos”, siç edhe Jona e quan me përkëdheli.
Pasi dëgjoi video-mesazhin, Jona u shpreh se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me nënën e bashkëshortit të saj, të cilën e sheh “si motër, si shoqe, si çdo gjë”.

“Dashuri, dashuri, është një dashuri. Nuk kam fjalë. Ajo është elegante në shpirt, është nga ato njerëzit që në momentin që ti rrethohesh, energjia e saj të përfshin.

Nuk ka një njeri që kur e njeh mamon, unë kështu i them, nuk e do. Unë kam mësuar të zhvilloj tolerancën nga mamo. E di, më ke kapur shumë të surprizuar, sepse nuk e prisja fare nga mamo të jem e sinqertë”,- ishin fjalët e Jonës për vjehrrën e saj, të cilës ndonjëherë i merr edhe rrobat, siç vetë moderatorja tregoi.