Chrisy Teigen duket se nuk mund të jetojë pa Twitter. Modelja e famshme amerikane pati befasuar fansat e saj muajin e kaluar pasi kishte bërë të ditur se kishte hequr dorë nga platforma e famshme online.
Mirëpo, bashkëshortja e këngëtarit John Legen, Chrisy duket se nuk ka mundur të vazhdojë më tutje pa qenë pjesë e Twitterit pasi ka vendosur t’i rikthehet.
Në muajin mars, Chrisy ishte përshëndetur me fansat e saj që kishte në Twitter duke thënë se i konsideronte tashmë të gjithë si shoqëri të saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/16/auto_auto_skynews-chrissy-teigen-oscars_523207816185844361618587746.jpg)
“Është koha që t’ju them mirupafshim. Twitteri nuk po më shërben më në aspektin pozitiv por vetëm në atë negativ”, pati shkruar atë kohë ajo.