Anxhela ishte e ftuar në emisionin e njohur grek.
Këngëtarja Anxhela Persiteri së fundi ishte e ftuar në emisionin grek “Eutixite”.
Me këtë rast, ajo ka dhënë edhe një intervistë, ku foli për jetën private dhe atë profesionale, e me këtë rast foli edhe për prejardhjen e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/17/auto_ju1618653149.jpg)
Në fund të intervistës, ajo performoi këngën “Karma”, me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Me këtë rast, kjo ishte hera e parë që një këngëtare shqiptare performon shqip në një televizion grek.
Përmes një postimi, këngëtarja u shpreh e emocionuar që ishte pjesë e emicionit më të famshëm të mëngjesit në Greqi.