Aktori i humorit Rezart Veleshjna ka reaguar ashpër ndaj skandalit të publikimit të dhënave të qytetarëve për llogari elektorale.
Ai u shpreh se patronazhisti/ja i kishte hyrë në familje dhe e kishte marrë çdo informacion mbi jetën e tij personale.
Gjatë një intervistë në “Wake Up”, aktori tha se sa të jetë gjallë s’do e japë votën për këta persona që i kontrolluan jetën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/20/auto_rezart-veleshnja-11618921061.jpg)
Ndërsa shtoi se do votonte për Partinë Socialiste, por nuk do ia japë vetëm për shkak të patronazhistëve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/20/auto_rezart-veleshnja-gaz-paja-71618921062.jpg)
“Do ta nis me një lajm më në fund pashë data base, më kishin kontrolluar çdo gjë timen, kunata, nga ka ardhur, kishte hyrë në familjen time, do të votojë me PS. I ati i kishte dalë në pension. Sa të kem jetë për këta njerëz që më kanë bërë këtë gjë, më kanë kontrolluar jetën dhe çojnë informacione ku thonë se ‘ky është i sigurt që do të votojë për ty’, nuk e kanë votën nga kjo gjë. Isha me PS me thënë të drejtën, por s’do ia jap vetëm për këtë, për patronazhistët,”– tha Rezart Veleshnja.