Rina sapo zbuloi se projektet e reja po vijnë së shpejti.
Rina Balaj së shpejti do të vijë me projektin e ri muzikor, të cilin e ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.
Paralajmërimin e saj, Rina e ka shoqëruar me disa Instastory të cilat i ka postuar ajo, kështu duke paralajmëruar projekte të reja muzikore.
Sipas Rinës në tregun muzikor së shpejti do të publikohen “Balerina” dhe “California”.
Për “Balerina” këngëtarja u shpreh se është njëra ndër këngët më të preferuara të saja, kurse për bashkëpunimin e ardhshëm me partnerin e saj ajo tregoi se do të publikohet së shpejti.
Projekti i fundit nga Rina erdhi me titullin “Bad Rosita” i cili u prit tejet mirë nga publiku.