Morena erdhi tëheqëse në fotot e reja nga Dubai.
Sikurse shumë prej të famshmëve tanë, as Morena Taraku nuk e ‘tradhtoi’ Dubain gjatë kësaj periudhe.
Këngëtarja ka zgjedhur që këto ditë të pushojë në plazhet e Dubait, ndërsa të shumta janë fotografitë e videot që po i sjell nga atje.
Në fotografitë e fundit, Morenën e shohim shumë joshëse, të veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër.
Bluza pa reçipeta dhe tejet e hapur, i zbulonte shumë asaj, ndërsa pamjen e kompletoi me një palë syze të mëdha.
Morena mori poza provokuese para pasqyrës në banjo dhe në dhomën e hotelit ku po qëndron, teksa në plan të parë e kishte barkun e sheshtë.

