Në 18 prill, Suri Cruise mbushi 15 vjeç dhe fotot e fundit të saj, të shkrepura kur vajza e yllit hollivudian, Tom Cruise është pa mendje, tregojnë se ajo është kthyer në një adoleshente mjaft simpatike dhe ka marrë krejtësisht tiparet e babait të saj!
Suri shihet duke shëtitur me një mikeshë, ndërsa po shijon një akullore.
Fatkeqësisht, ajo nuk ka më kontakte me babain prej vitesh. Kjo për shkak se ai është ndjekës i bindur i Kishës së Shkencologjisë, e cila ka rregulla shumë strikte.
Tomi u bë pjesë e kësaj kishe përmes ish bashkëshortes, Mimi Rogers në vitin 1986, dhe duket se bindjet fetare bënë që të dështonte si martesa e tij e dytë me Nicole Kidman, ashtu dhe e treta me aktoren Katie Holmes, nënën e Surit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/20/auto_suri-cruise1618933173.jpg)