Prej disa javësh, moderatorja sportive Eva Murati ka qenë e përfolur jo vetëm në mediat vendase por edhe ato italiane.
Ajo ishte e ftuar në emisionin e njohur “Tiki Taka” bashkë me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini. Teleshikuesve italianë ju pëlqeu shumë harmonia televizive që Eva kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventusit.
Ndërkohë, sot bukuroshja ka ndarë një tjetër lajm të bukur. Ajo është bërë pjesë e familjes “Yamamay”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/21/auto_CB84EA99-353B-44CF-9379-E8F439753538-236x400-11618983311.jpeg)
Marka e famshme e të brendshmeve e ka bazën në Milano, Itali dhe ka dyqane në shumë vende të botës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/21/auto_eva-11618983314.jpg)
Ndërsa, më herët Eva paralajmëroi se do e shohim shpesh të vizitojë Italinë prej projekteve me marka të njohura të cilat e kanë zgjedhur për bashkëpunim.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/21/auto_evam1618983318.jpg)