Këngëtarja njihet për vizitat e saj të shpeshta në qytetin me drita.
Ronela Hajati së fundi ka vizituar New Yorku-n derisa sjelli edhe poza atraktive duke venë në pah figurën e saj trupore.
Ajo është aktive me postime në rrjete sociale duke ndarë momente të shumta nga jeta e saj profesionale dhe personale teksa sot ka postuar imazhe nga New York-u.
E veshur me një veshje shumëngjyrëshe, artistja shqiptare ka publikuar fotografi nga qendra e qytetit.
‘Humbja jote’, ka shkruar në mbishkrimin e fotografive teksa mori pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet.
Theksojmë se, së fundi Ronela ka publikuar albumin e saj ‘Rron’.

