Ledjana Prenga ose siç të gjithë e njohin, ‘Ledi-anaaa’, është një nga vajzat e emisionit “Për’puthen” që duket se do ta finalizojë këtë rrugëtim së bashku me Mevlanin.
Që në fillimet e tyre, ata kanë shfaqur pëlqim për njëri-tjetrin, ndaj do të dalin “të përputhur” nga ky emision.
Ledjana është kthyer në një personazh të njohur e tepër të komentuar nga publiku shqiptar, mirëpo, do ta njihnit para famës?
Kujtojmë se deklarata e Ledjanës dhe Mevlanit për njëri-tjetrin ka ardhur pas 8 muajsh që ata kanë qenë pjesë e programit.
Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/23/auto_WhatsApp-Image-2021-04-23-at-14.20.111619186302.jpeg)