Mjaftoi që J Lo të 'pëlqente' një postim Instagrami, që njerëzit të mendojnë se Alex është 'i keqi'

Bota e Yjeve

Mjaftoi që J Lo të 'pëlqente' një postim Instagrami, që njerëzit të mendojnë se Alex është 'i keqi'

Më: 24 prill 2021 Në ora: 08:00
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez mund të kenë vendosur të mbeten miq pas ndarjes, por ndoshta gjërat nuk janë dhe aq të thjeshta sa duken.

Mjaftoi një "like" në Instagram nga ylli i pop-it që njerëzit të pyesnin se çfarë po ndodh. Lopez pëlqeu një shprehje të autores r.h. Sin (Reuben Holmes), që shkruante:

"Don't make her think you care. When you have never given a fuck about her", - që përkthehet: "Mos e bëj të mendojë se i intereson, kur nuk të plas fare për të".

Image
Insta

Ndërsa në përshkrimin e fotos shkruhet:

"Mos i lini të të manipulojnë. Sa herë ju ka thënë "Të dua" dikush që më pas ka vazhduar të mos ju trajtojë mirë?"

Nga ana tjetër, ditën e njoftimit të ndarjes, ish-lojtari i Yankees postoi një video të disa fotove të saj dhe J Lo, ku në sfond si zë i largët dëgjohej kënga e Coldplay - Fix You, pikërisht pjesa e tekstit që thotë "lotët rrjedhin në fytyrë".

Mos ndoshta Rodriguez ka gabuar dhe po shpreson për një tjetër shans apo thjesht po "vajton" për fundin e lidhjes 5-vjeçare? Kush e di...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat