Modelja tregoi disa nga ushtrimet që bën gjatë kësaj periudhe.
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj pritet të bëhet nënë për herë të tretë, teksa është në muajt e fundit të shtatzënisë.
Por, as në këtë periudhë ajo nuk i ka ndal aktivitetet fizike, madje vazhdon të ushtrohet me shumë energji e këtë e tregoi me postimet e fundit.
Modeja postoi disa video, me të cilat tregoi disa ushtrime që i bën, ndërsa duket në formë shumë të mirë edhe pse shtatzënë.
“Them, bëni sa më shumë që mundeni, mos e tejkaloni atë”, shkroi ajo.
Modelja tregoi se është në muajin e pestë të shtatzënisë teksa u shpreh “Ja ku shkojmë. Një tjetër xhiro. Patjetër me vete kam edhe barkun tim 5 muajsh”
Emina është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian dhe bashkë kanë dy vajza.