Ana dhe Arsimi i kanë dhënë fund lidhjes së shumë komentuar dhe pas ndarjes kanë thumbuar vazhdimisht njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Ana publikoi një foto, krahas së cilës shkruante: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?”.
Arsimi iu përgjigj duke i bërë thirrje t’i ndalojë lotët e kotë. “Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota”, shkroi ai.
Ana nuk e la me aq dhe publikoi një tjetër foto me mbishkrimin: “I dashur mashkull, një femër e fortë i përdor lotët si shkëlqyes buzësh”.
Mirëpo reagimi i rradhës i Arsimit i ka dhënë fund këtyre lojërave mes tyre.
"Kam mbaruar punë me ty", shkruan Arsimi duke mos lënë më vend për thumba e kunja.