Ish-i dashuri i Kylie Jenner, Travis Scott, duket të ketë shpeshtuar daljet e tij kohëve të fundit.
Por, ajo çka mori më shumë vëmendje është se nën shoqërinë e kujt është reperi i njohur, shkruan Daily Mail.
Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) ai është parë së bashku me një vajzë misterioze, ndërsa hynin në një ndërtesë.
29-vjeçari u vërejt me një veshje si përherë unike, ndërsa bluza ishte e cilësisë së Pink Floyd.
Megjithëse dyshja nuk ishin fotografuar së bashku, vajza u duk se ndiqte artistin nga ku ai lëvizte.
Ndërkohë, bukuroshja që dukej se po shoqëronte Travis ishte veshur me një bluzë të kuqe me mëngë të gjata.
Muzikanti e ka mbajtur jetën e tij romantike mjaft private që nga ndarja nga me Kylie Jenner.