Aktorja e famshme amerikane Bella Thorne është fejuar me këngëtarin italian Benjamin Mascolo.
Bella i ka besuar stilistit shqiptar, Valdrin Sahiti për fustanin e saj të fejesës.
Aktorja i mrekulloi të gjithë e veshur me fustan të kuq, madje edhe të fejuarin, i cili i bëri një dedikim.
“Jam shumë i lumtur që po ndaj këto momente speciale me ty. A mund të flasim sa çmendurisht e bukur dukesh me këtë fustan? Të dua”, shkroi Benjamin.

