Këngëtarja Soni Malaj ka folur për konkurrencën që është përballur në muzikë, teksa prezantoi këngën e saj “Versioni im” në “Kënga Magjike”.
Ajo u shpreh se është përballur me bërryla gjatë karrierës së saj muzikore dhe se i kanë hyrë në hak.
“Në muzikë është konkurrencë e madhe sepse edhe vetë festivalet janë konkurrencë muzikorë, kështu që normalisht me bërryla duke ecur përpara. Më kanë hyrë në hak? Le të themi që po,”- u shpreh këngëtarja, teksa u pyet në një videomesazh nga një fanse e saj mbi këtë temë.
Gjithashtu Soni Malaj foli edhe për pengjet në jetën, duke u shprehur se nuk ka asnjë të tillë.
Ajo tha se i bën gjërat me shpirt dhe nuk ka ndonjë peng të madh.
“Pengje nuk kam në jetë sepse jam person që i bëj gjërat me shpirt dhe çfarë kam pasur në jetë time kam bërë dhe nuk kam ndonjë peng të madh. Por gjërat siç është humbja e babait, nuk janë në dorën time, ne vazhdojmë të jetojmë, ndoshta ndonjëherë edhe pse gabojmë vetë (qesh),”- tregoi këngëtarja.
Kujtojmë që Soni Malaj është “ribashkuar” pas gati 10 vitesh me Flori Mumajesin.
Kënga e saj “Versioni im” është shkruar nga kantautori njohur dhe kjo tregon se ish-çifti i kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin dhe po bashkëpunojnë së bashku për të sjellë projekte të reja.
Gjithashtu është po përflitet se i ka dhënë fund lidhjes 6-vjeçare me partnerin e saj, Klevin.
Në rrethin e artistëve po qarkullojnë thashetheme se këngëtarja po përjeton një krizë në çift, me të fejuarin, me të cilin nisi bashkëjetesën në Tiranë rreth 1 vit më parë.