Këngëtarja Enca Haxhia tregohet shumë e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo ndan çdo ditë me ta fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke mos hezituar të ekspozojë edhe linjat e saj të trupit.
Së fundmi, Enca u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj që t’i parashtrojnë nga një pyetje në InstaStory, të cilave ajo më pas do iu përgjigjej.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/27/auto_encush-1-335x6001619522173.jpg)
Dhe një nga ndjekësit kishte parashtruar një pyetje shumë interesante, duke u shprehur: “Ti ishe shtatzënë, ku është, çfarë ndodhi?”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/27/auto_Enca-Haxhia-514x6001619522177.jpg)
Ndërkohë Enca e mori mjaft me sportivitet, duke u përgjigjur “Duhet të jesh duke folur rreth shtatzënisë së ushqimit…Unë nuk do të jem aktualisht shtatzënë edhe të paktën për pesë vite besoj”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/27/auto_af9ef3d0f3d508ccdfe90a3d01ff12661619522183.jpg)
Enca përndryshe kohëve të fundit shijoi një udhëtim luksoz në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ajo është shprehur se është në përgatitje e sipër të një albumi të ri, të cilin shpreson ta nxjerr në shitje këtë verë.