Mbretëresha po mban gjallë kujtimin për burrin.
Mbretëresha u vesh ngrohtë ndërsa inspektoi kuajt e saj në Kështjellën Windsor sot disa ditë pasi ajo u kthye në punë pas varrimit të burrit të saj.
Mbretëresha 95 vjeçe, u pa duke shikuar kuajt e saj dhe karrocat e Princit Philip në terrenin e Kështjellës Windsor së bashku me stafin e saj këtë mëngjes.
Elizabeta II, e cila ka qenë një pasionante e kuajve gjatë gjithë mbretërimit të saj, veshi një pallto shiu për rastin ndërsa mbante një shami shumëngjyrëshe.
Pamja vjen disa ditë pasi ajo mori pjesë në takimin e saj të parë publik që nga varrimi i burrit të saj Princit Philip.
Më herët sot 95-vjeçarja mund të shihej pas timonit ndërsa po dilte jashtë në terren në Windsor për të inspektuar kafshët.
Pavarësisht nga shiu i madh, Mbretëresha nuk e ndali inspektimin e kuajve së bashku me anëtarët e stafit të saj.
Ajo kishte veshur pallto të gjatë me kapuç dhe shami koke shumëngjyrëshe.