Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është nga ato personazhe publikë që nuk ka preferuar që të eksperimentojë shpesh me pamjen e saj. Ajo ka qëndruar origjinale dhe publiku e ka vlerësuar gjithmonë për thjeshtësinë që shfaq në ekran.
Në shumë pak raste, Arbana ka ndryshuar modelin apo ngjyrën e flokëve. Disa vite më parë ajo vendosi të bëhej tërësisht bionde.
Ndonëse jemi mësuar ta shohim më shumë tek nuancat e brunes, edhe bjondja i qëndronte më së miri. Ndaj Arbana po mendon që të bëhet sërish bjonde, por fillimisht po kërkon mendimin e ndjekësve. Ajo ka publikuar në Instagram disa foto nga koha kur ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe përkrah ka shkruar:
“A duhet të bëhem prapë bjonde? (që t’i djeg dhe këto që më kanë mbetur domethënë)”.
Pjesa më e madhe e ndjekësve të saj kanë zgjedhur që të mos e ndryshojë ngjyrën, por sigurisht vendimi final i takon vetë Arbanës. Në puntatën e fundit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana u shfaq si kurrë më parë me një fustan që e kishte veshur 7 vite më parë.