Çdo të shtunë para se të fillojë ‘Jo vetëm modë’, Orinda e ka gjetur zgjidhjen se si të na i ëmbëlsojë fundjavën me fotot e saj.
Kësaj here moderatorja ka ndarë një tjetër moment nga vendi i përhershëm i xhirimve, tek Kolonat, aty ku shfaqet e gjitha e kombinuar në veshje në ngjyrë “baby blue”.
“Takohemi tek vendi”, ka shkruar ajo me buzëqeshjen rrezëllitëse në fytyrë, ku duket kaq e ëmbël.
Neve do na duhet të presim deri të shtunën e ardhshme për të parë se sa karamele do të duket Orinda me pamjen e saj plot dritë dhe barkun e rrumbullakosur.