Nga dita në ditë, Bota rritet edhe më shumë dhe kthehet në një kopje të mamit.
Nëse deri tani të gjithë kanë thënë se Zëri i ngjason shumë Gjikos, atëherë Elita duhet të ndihet shumë e lumtur për ngjashmërinë e më të voglës së shtëpisë me mamin.
Së fundmi ajo ka ndarë një moment me të bijën në krahë, e cila përveç formës së syve të njëjtë ka dhe flokë shumë të zinj, që e afrojnë më shumë me ngjashmërinë me mamin.
Skuadrat në shtëpi janë ndarë, Zëri me babin dhe Bota me mamin, ju cila dyshe mendoni se ngjason më shumë?
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/01/auto_elita-e16198801372831619882330.jpg)