Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohur e më të suksesshme shqiptare.
Jo vetëm moderatore, ajo gjithashtu është këngëtare dhe një vajzë mjaft e angazhuar, e për këtë shumë njerëz e duan dhe e vlerësojnë.
Sot ishte Dita e Punëtorëve dhe me sa duket Luana ka marrë urime të panumërta nga fansat e ndjekësit e saj, duke i thënë se ti e meriton të festosh sepse je si bletë punëtore.
Dhe bukuroshja nuk ua ka prishur qejfin atyre dhe ka publikuar një fotografi, ku shihet në një restaurant duke festuar.
“Meqe me thane sot te gjithe: “Urime diten tende Bleta Puntore” dola te festoj. #1May” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.