Elvana Gjata është e ftuar këtë të shtunë në “Soiree” me Jonida Shehun për të folur për albumin e saj më të fundit “Çelu”, që ka patur shumë sukses. Gjatë emisionit, Elvana u gjend edhe përballë disa komenteve pikante që fansat i kanë bërë nëpër rrjetesociale.
“E kjo ngeli duke vajtuar e shkreta”, ishte një ndër komentet që lexoi Elvana.
“Gjithësecili me dramat e tij të lutem. Gjith3ësecili ka dramat e tij. Megjithatë, e rëndësishme është që të dish t’i kalosh. Të gjesh forcën Brenda vetes dhe t’i kalosh”, u përgjigj Elvana.

Një nga pyetjet që i është bërë më shpesh nga fansat në rrjete sociale është kuptimi i fjalës “kunadhe”, që është edhe titulli i një ndër këngëve mëtë suksesshme të “Çelu”.
“Këtë pyetje ma bën kushdo. Kunadhaja është një kafshë, midis maces dhe dhelprës. Është një kafshë shumë dinake, shumë e shkathët, shumë e zgjuar dhe që ia del gjithmonë. Patjetër dhe shumë loznjare”, tregoi Elvana.