Edhe një e famshme tjetër zgjodhi të vishej nga kreatorët shqiptarë.
Së fundi është organizuar ceremonia “Global Citizen Vax”, ku morën pjesë shumë emra të njohur.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe modelja e famshme Chrissy Teigen, e cila shkëlqeu e veshu me një fustan ngjyrë portokalli.
Fustani i modeles ishte punuar nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti, i cili e konfirmoi këtë gjë përmes postimeve në rrjete sociale.
Chrissy nuk është e vetmja e famshme që është veshur nga Valdrin Sahiti e dizajnerë të tjerë shqiptarë.
Përveç modeles, në këtë event ishin të ftuar edhe shumë emra të tjerë nga industria e modës, muzikës, e shumë fusha të tjera.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/04/auto_640-0-608fdfcd258691620128012.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/04/auto_image-161620128013.png)