Në fillim fshihet mes këmbëve të mamit të saj Irinës dhe më pas hidhet mbi shpatullat e babit Bradley Cooper. Për të voglën Lea, pasditja e kaluar ka qenë festë.
Ajo është vetëm 4 vjeç, por asnjë nga prindërit nuk e ka privuar nga imazhi i një familjeje të bukur dhe të shëndetshme. Modelja dhe aktori qa kanë më shumë se dy vite që janë ndarë na dhanë shembullin më të mirë të prindërimit kur u kapën nga paparacët gjatë një dreke familjare. Qenë të fejuar për 4 vite dhe më pas u ndanë me marrëveshje që të bashkëpunojnë për kujdestarinë e vajzës së tyre dhe dukshëm po ja dalin shumë mirë.
Dreka e tyre në New York ishte vetëm një detaj që tregoi sa mirë ja dalin ata me njëri-tjetrin. Me këtë rast u përgënjeshtruan edhe gjithë fjalët e thëna lart e poshtë se Irina dhe Bradley janë ndarë keq prej Lady Gagës.
Me pak fjalë, kur mendohet për fëmijën gjërat mund të ecin mirë dhe prindërit mund të japin shembullin e një familjeje të shëndetshme edhe pse të ndarë, mjaft që të gjendet balanca.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/04/auto_dlakldl1620163704.jpg)