Sipas “Daily MAil, ylli i “One Direction” portretizon oficerin e policisë homoseksual, Tom Burgess në dramën për LGBT, ndërsa Emma, 25 vjeç, do të luajë gruan e tij, që është mësuese, Marion.
Të martën, Harry, i cili thuhet se do të filmojë skena seksi mes homoseksualëve, veshi një uniformë policie ndërsa xhirohej një skenë në natyrë së bashku me të dashurin e tij në ekran David Dawson, në Brighton.
Filmi bazohet në romanin e Bethan Roberts dhe përqendrohet në oficerin e policisë Tom, i cili është homoseksual, por i martuar me Marion për shkak të paragjykimeve. Ai vazhdon të ketë një lidhje me Patrick Hazelwood (David).
Harry dhe David filmuan një skenë ku personazhet e tyre i prezantohen njëri-tjetrit.
Më pas, këngëtari dhe Emma duket se po xhironin një skenë të tensionuar, kur aktori e mori aktoren në krahë dhe më pas i dhuroi një puthje pasionante.