Chiara Ferragni këtë mesnatë i ka uruar vetes ditën e lindjes në profilin e saj në Instagram, duke publikuar një foto shumë të bukur kur ka qenë e vogël, me flokë të gjata me onde.
“Happy birthday to me”, ka shkruar blogerja.
Sot Chiara, e cila numëron mbi 23 milionë ndjekës, mbush 34 vjeç.
Ajo po e feston ditëlindjen në Toskanë me burrin e saj Fedez, 31 vjeç dhe dy fëmijët e tyre, Leone, 3 vjeç dhe Vittoria disamuajshe.
Në vitin 2017, në ditëlindjen e saj të 30-të, Fedez i kërkoi asaj që të martohej me të në skenën e arenës në Verona para një publiku adhurues, duke e bërë këtë datë të paharrueshme.
Fedez kujton me nostalgji atë ditë duke publikuar në Instagram tre fotografi shumë të bukur nga ai moment.