Nora Istrefi ka kohë që i ka dhënë fund martesës disavjeçare me Robert Berishën.
Që prej asaj kohe, këngëtarja nuk është deklaruar për ndonjë lidhje të re dashurie, ndërsa ka ruajtur raportet e mira me Robertin.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, Nora erdhi atraktive e veshur me një palë pantallona dhe këmishë të bardhë.
Por, ishte mbishkrimi i fotos ai që mori vëmendjen e ndjekësve, ku shkruan “Më e fortë vetëm”.
Sa i përket projekteve muzikore, Nora Istrefi kohën e fundit nuk ka qenë aktive me këngë të reja.
“Dy zemra”, mbetet kënga e fundit e Norës, që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin, vitin e kaluar.