Pak javë pasi i dha fund romancës me Ana Lleshin, Arsim Abdyli duket se po nis diçka të re me një tjetër konkurrente të “Për’puthen”.
Bëhet fjalë për Antonela Berishën, e cila është ende pjesë e programit, por postimet e saj të fundit në rrjete sociale kanë ngritur shumë dyshime.
Arsimi publikoi në Instagram-in e tij një foto, në të cilën shihej i veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.
Këtë foto, Antonela e ka ripostuar në Instastory-n e saj dhe në të ka shkruar: “Zemra ime duket kaq bukur i veshur me ‘Dolce & Gabbana’”.
Ish-konkurrenti i ka kthyer përgjigje: “Ti je marijuana ime”.
Shkëmbimi i këtyre mesazheve romantike publikisht në rrjete sociale o kanë bërë të gjithë të mendojnë se ata mund të kenë nisur një lidhje dashurie jashtë programit.
Pas ndarjes nga Lleshi, Arsimi u shpreh se ajo ishte shumë xheloze dhe se kërkonte të ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës dhe prandaj, me ironi, ai ei vuri emrin “Vëmendja”.