Ronela Hajati kishte arsye për të festuar, pasi mikesha e saj e ngushtë ka pasur ditëlindjen dhe fotot e videot nga festa e saj kanë treguar anën më argëtuese të këngëtares, deri sot në mëngjes kur me një foto nga festa, siç ka shpjeguar ajo, pas 200 kilesh alkool i dedikoi një status vetes (goxha të ndjerë).
“Më tha dikush sot: ‘Vishemi dhe rregullohemi, por e kemi zemren copë’ dhe m’u kujtua kur pyesja veten: ‘A mund të shkojë më keq se kaq?’ Dhe Po! Shkonte…
Ronela ka festuar edhe kur para një ore qante edhe kur më vonë e mbyste dhimbja pa e parë askush, sepse të bëhesh e fortë është e vetmja gjë që të ngelet të bësh! Kur të mundesh festo! Zemra e një gruaje është një oqean me mistere”, ka shkruar Ronela.
Me pak fjalë, jeta nuk është aq e lehtë sa duket, as për VIP-at.