Këngëtari ka provokuar fanset e tij përmes rrjeteve sociale.
Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri njihet si më i kërkuari i estradës.
Ndonëse është mjaft i angazhuar me projekte muzikore, rëndësi të madhe i kushton edhe fizikut të tij.
Butrinti është mjaft aktiv në rrjete sociale me publikime të shpeshta nga përditshmëria dhe jeta profesionale.
Së fundi këngëtari shihet duke ushtruar në palestër, ndërsa në veshje sportive tregon muskujt e formësuar.