Aurela Gaçe ka publikuar një video ku dëgjohet vajza e saj Abigail teksa këndon një nga këngët e reja të Elvanës, pjesë e albumit “Çelu”.
Megjithëse e zezë, video përcolli emocionin e nënës dhe vajzës së saj në mënyrën më të ëmbël.
“Na falni për errësirën, por isha në përpjekjen e nënës për ta vënë në gjumë. Ndërkohë fëmija im këndon”, ka shkruar Aurela.
Megjithëse ende nuk ka mësuar ta thotë mirë ‘E mos u ngut’, Abigail na kënaqi me zërin e ëmbël fëmijnor.