Tonalitete të forta e të ngrohta të kuqes na sollën këto ditë dy pjesëtare të familjeve mbretërore: Kate Middleton, që u shfaq me një pallto të bukur të kuqe në portokalli në promovimin e librit të saj “Hold Still: A Portrait of Our Nation in 2020” me foto nga pandemia.
Të njëjtën ngjyrë solli edhe mbretëresha Letizia e Spanjës, e cila dukej jashtëzakonisht elegante me bluzën e gjatë mbi pantallona e këpucëtr ngjyrë nudë me taka.
Monarkja preferoi ta mbante sa më të thjeshtë veshjen e saj, pa asnjë aksesor, përveç një palë vëthësh të vegjël floriri.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/12/auto_letiziazara3a-a1620837722.jpg)
Me flokët e kapur lart, dhe një çantë dore të së njëjtës me kostumin, ajo dukej vërtet shumë e hijshme!